r/albania 10h ago

Flamingo Revolution đŸŠ© NesĂ«r, kur tĂ« bjerĂ« alarmi

76 Upvotes

Nesër, kur të bjerë alarmi, do të kesh plot arsye për të mos dalë.

Gjumi.
Puna.
Vapa.
Trafiku.
Mendimi se një njeri më shumë nuk ndryshon asgjë.

Ky mendim na ka mbajtur në vend për vite.

Secili ka pritur që të dilte dikush tjetër. Që të fliste dikush tjetër. Që dikush tjetër ta ndalte atë që po ndodhte.

Ndërkohë, ata nuk kanë pritur.

Kanë marrë më shumë pushtet, më shumë para, më shumë tokë. Me çdo ditë qetësie janë bindur se mund të vazhdojnë pa kosto.

Kështu mbërritëm këtu.

Askush nuk mund të të premtojë se prania jote nesër do të ndryshojë menjëherë gjithçka.

Por vitet që kemi kaluar mënjanë na kanë dhënë një përgjigje të qartë: gjërat vetëm janë përkeqësuar.

Ndryshimi nuk vjen me garanci. Ka nevojë që njerëzit të paraqiten.

Nesër nuk ke pse ta dish nëse është dita vendimtare.

Mjafton të jesh aty, që nëse është, të mos ketë kaluar pa ty.


r/albania Jun 08 '26

Announcement Ndryshimi i kerkesave per Karma

94 Upvotes

Pershendetje te gjithve,

Uroj te jeni mire te gjith, dhe te jeni duke supportuar protesten aq sa mundeni.

Per shkak te rritjes se postimeve dhe kommenteve negative dhe desinformuse ndaj protestes nga llogari te sapohapura do ndryshojm kerkesat per karma per te postuar ktu. per javet e ardshme do duhet te keni mbi 100 Karma qe te postoni dhe te kommentoni ktu. Nese keni me pak, jeni te lire te na kontaktoni ne modmail dhe ju approvojm komenten ose postimet manualisht. Gjithsesi ne do monitorojm listen e komenteve dhe postimeve te fshira ne menyre automatike dhe do approvojm ate qe mundemi.

Mos bini pre propagandes se patronazhistve, dhe nese shikoni kommente ose postime te dyshimta, ju lutem bejeni report sepse nuk kemi mundesi te lexojm cdo koment

Shpresoj te kemi mirekuptimin tuaj per kte vendim, dhe ju pres te gjithve sot ne oren 18:00 tek sheshi skenderbej.


r/albania 13h ago

Flamingo Revolution đŸŠ© NjĂ« qytezĂ« ngrihet e gjitha nĂ« protestĂ«! A do kishte ndodhur para 60 ditĂ«sh?

Thumbnail
gallery
92 Upvotes

Këtë të keqe ka vetëdija, po u zgjua, s'ka gjë ta bëjë të flejë më.


r/albania 7h ago

Ask Albanians Plazhe publike me pagese

27 Upvotes

Kam pare qe bashkia Vlore kete vit ka sjelle risine e “plazhe publike me leke”. Nje risi alla shqiptarçe qe nuk ekziston asgjekundi. Ne France, Spanje apo Itali perpiqet te kete nje barazi mes plazheve qe lihen te lira edhe atyre qe u jepen privatit dhe normalisht jane me pagese. Ketu tek ne eshte bere o pago privatin o pago bashkine. Doja te pyesja a keni informacion nese ka mbetur ndonje cope plazhi e lire ku mund te vendosesh cadren dhe te qendrosh gjysme dite pa paguar 10mije leke. Jo plazhe me rere apo ku derdhen ujerat e zeza, flas zona pak para tunelit ose mundesisht pas tunelit deri ne Radhime.


r/albania 5h ago

Discussion te jetuarit me qira

19 Upvotes

hello dhe RnBBnB te gjitheve!

u be kohe qe po kerkoj nje mjedis te vogel per te ndenjur ne Tirane dhe pavaresisht se s'kam gjetur asnje opsion te hajrit, mendova qe ne vere me lirimin e shtepive nga studentet etj., do kishte me shume opsione.
megjithate, prape skandaloze duket situata, sado te kerkosh at this point do duhet te besh pakt se cili opsion ka me pak te meta.

problem i madh jane sigurisht cmimet qe na zuri goja lesh (Rama vdeksh), 400-450 per nje garsionere is wild. le njehere qe shpesh kane lageshtire/myk, ose mobilimin dhe pllakat e kohes se xhaxhit.

po mendoj si opsion te fundit te le rezidencen fole, por qe nuk e di se sa mund t'ia vleje. pashe qe 350/muaji eshte e prape nuk ka as shumicen e elektronikeve brenda, frigorifer, lavatrice, mos gaboj edhe furre?

nese keni ndonje tip se cila eshte zgjidhja me e mire qe do propozonit ne kete moment, let me know dhe rrofshi.


r/albania 11h ago

Off-Topic Zhvillim.

Post image
50 Upvotes

r/albania 1h ago

Discussion Why can’t people of the diaspora just be normal Europeans?

‱ Upvotes

The pseudo-gangster mentality of people abroad like in Germany or France is starting to make my blood boil. We are Europeans yet are seen otherwise due to our high crime rates. What’s stopping us?

Look, I sympathize with the abstract, musing through the mutilations, but I can’t help but just getting this off my chest.

Now, why does it matter if we’re “normal Europeans”. Look, we’ve inhabited this continent for millennia, and for some reason people treat us like invaders.

First off, we are not different phenotypically from other Balkaners (realistically), but our differences are misconstrued due to Islam. Now, yes, many are secular, but it doesn’t change objectivity.

Lastly, what has compelled us to fall into crime? What different is it than those of Serbs or poles?

I don’t know, I just think the mentality abroad should be mended. Less align with Morrocans and Algerians, but realistically more with who we are.


r/albania 5h ago

Meta 1 në 3 shqiptarë ka makinë/ Mbi 1 milion automjete në Shqipëri, flota dominohet nga makinat e vjetra me naftë

Thumbnail
top-channel.tv
13 Upvotes

r/albania 11h ago

Discussion Biznes familjar prej 20+ vitesh, për herë të parë në humbje. Si është situata juaj?

42 Upvotes

Familja ime ka një biznes që nga viti 2004. Nuk na ka bërë të pasur, por gjithmonë kemi pasur një jetesë të mirë dhe biznesi ka qenë i qëndrueshëm.

Që nga janari i këtij viti kemi vënë re një rënie të vazhdueshme të xhiros mujore. Ky është muaji i parë që teknikisht dalim me humbje. Nëse situata vazhdon edhe një muaj, me shumë gjasa do të detyrohemi ta mbyllim.

Jam kurioz të di nëse edhe biznese të tjera po përjetojnë të njëjtën gjë. Si po ecën biznesi juaj ose i familjarëve dhe miqve tuaj? A keni vënë re një rënie të klientëve apo të shitjeve këtë vit?


r/albania 6h ago

Music Track ID

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

14 Upvotes

I recorded these street musicians in Tirana. Does anyone recognize this tune?
Please I need to know it’s been haunting me ever since.


r/albania 3h ago

Discussion Farmacia 10 propagand

6 Upvotes

Ore a jam i vetmi apo cdo here qe kaloj te semafori farmacia 10 ndjej nje arom sikur ka ngordh nji specie???

Mir qe ka ngordh po kam nja 1 muj qe cdo dit e ndjej kur kaloj semaforin, me ardh per tvjedh si nuk e pastro dikush..


r/albania 49m ago

Discussion Shoferet e huaj

Thumbnail
youtu.be
‱ Upvotes

Si i behet kur disa nga ne kan kohe qe ankohen qe po hyjn shofer te huaj pa asnje kontroll dhe tani ndodh kjo? Ne kte pike duhen dhe ma 2-3 aksidente te tilla katastrofe qe te mbushemi mend dhe te kerkojm mos ti niihen patentat pa testim te mirfillte ktyre te mjeteve te renda apo si?

Pika shtese, sado qe ecin keq shqiptaret, duhet pranuar qe ata te mjeteve te renda jan te kujdesshem dhe ska ndodh kurre gje si kjo me perpara


r/albania 11h ago

Ask Albanians Nje website ku vendos orarin per berberin, parukierin, dentistet etc.

12 Upvotes

Pershendetje te gjitheve.

Po mendoja te krijoja nje website ku bizneset qe jane te lidhura ngusht me oraret te futen dhe klienti nga ana tjeter te vendosin takimin e deshiruar sipas sherbimit dhe intervalit kohor.

Me ka ndodhur shpesh te shkoj ne klinika ose berber dhe cdo gje e mbajn ne ditar gjigand dhe blloqe ku cdo klienti i shtyhet orari se ka nje ngaterrese etc etc.

Si mendoni E shikoni me vlere?

Faleminderit


r/albania 5h ago

Off-Topic Si te transferoj leke nga nje banke ne shqiperi, tek nje banke ne europe cdo muaj?

2 Upvotes

Me ndihmon dot njeri si t’ja bej nese jam ne nje shtet europian, por punoj remote me kompani shwiptare ku rroga me kalon ne shqiperi, si mund ti transferoj cdo muaj leket nga shqipria ne nje banke europiane ne europe? Mundsisht pa pasur mjeri qe ti terheqi e tmi coj sepse s’kam.


r/albania 5h ago

Culture & History Vllau e ka ba ket' foto në Gjermani, m'bani pershtypje kapelja e ktij vikingut, e njejt me plisin ton edhe dashta me nda në sub me juve

Post image
1 Upvotes

r/albania 1d ago

Meta du ti lej tgjitha e te iki

67 Upvotes

ne ndonje fshat/katun/mal te jap msim si Migjeni. nuk du pagese fare, thjesht naj gjo sa mos me vdek me honger ne kembim edhe i kolibe sa me u shtri.


r/albania 1d ago

Discussion Per ata qe kane iluzion si funksionon Shqiperia 35 vjet. Per cdo person qe i prishet shtepia/biznesi jane 5 te tjere qe gezohen se ju behet me mire.

Post image
76 Upvotes

r/albania 1d ago

Flamingo Revolution đŸŠ© Nese do perdorej ky fjalor ne cilindo vend demokratik, do ishte djegur qyteti. Nderkohe ketu vazhdojme diskutojme a konsiderohet dhune veza.

Post image
70 Upvotes

RnB BnB đŸŠ©â€ïž


r/albania 1d ago

Shitpost throwbackđŸ„°

Post image
60 Upvotes

r/albania 1d ago

Flamingo Revolution đŸŠ© Euro bie nga 125 nĂ« 93 lekĂ«. Çmimet s’kanĂ« lĂ«vizur. Ti humbet 1 nĂ« 5 lekĂ«. Kush pĂ«rfiton?

106 Upvotes

Na thonĂ« çdo ditĂ«: leku po forcohet, ekonomia shkon mirĂ«. MirĂ«, po pse çmimet s’kanĂ« rĂ«nĂ« as me njĂ« lek?
Nëse leku vlen më shumë, importi duhet të vijë më lirë. Në praktikë, blejmë të njëjtat produkte njësoj shtrenjtë, shpesh më shtrenjtë se në Europë ku pagat janë dyfish-trefish më të larta. Kush e merr diferencën? Jo ne. E merr importuesi dhe monopoli i tregtisë, që cakton çmimin sipas dëshirës, jo sipas kursit.

Prej 2 vitesh monopolet fitojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, ndĂ«rsa cilĂ«sia e produkteve bie nĂ«n standardin europian. PaguajmĂ« njĂ«soj ose mĂ« shtrenjtĂ«, dhe marrim njĂ« version mĂ« tĂ« keq. Dhe diaspora e ndjen edhe mĂ« keq. Sot pĂ«r 1000€ marrin ~93-94 mijĂ« lekĂ«. Disa vite mĂ« parĂ« merrnin ~120-125 mijĂ« lekĂ«. Rreth 30 mijĂ« lekĂ« mĂ« pak, çdo herĂ«, pĂ«r çdo familje qĂ« jeton nga paratĂ« e diasporĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« humbje prej ~22-24%, hapur, para syve tĂ« tĂ« gjithĂ«ve.

Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si, Ă«shtĂ« strukturĂ«: pak duar kontrollojnĂ« importin, leku “forcohet” pikĂ«risht kur diaspora dĂ«rgon mĂ« shumĂ« para, dhe fitimi mbetet privat. Qeveria hesht, sepse kĂ«to “pak duar” janĂ« tĂ« lidhura me pushtetin.

Rezultati: çdo shqiptar, brenda apo jashtĂ«, humbet diku te 1 nĂ« çdo 4-5 lekĂ« tĂ« fituara. Dhe askush s’e pyet qeverinĂ« pse.

Deri kur do ta pranojmë këtë si normale?


r/albania 22h ago

Humour Nje gazmore ne koh protestash, subjekti :perceptimi shqiptar i suksesit

10 Upvotes

I biri, rrugĂ«s pĂ«r t’u regjistruar nĂ« universitet, i thotĂ« tĂ« atit:
— O bab, s’kam nevojĂ« me shku nĂ« universitet. MĂ« mĂ«so zanatin tand edhe jam nĂ« rregull.
I ati ia kthen:
— Po pse, o bir? C-Class si baba don me ec? UnĂ« njoh njĂ« profesor te universiteti. Ai ec me GLE. TĂ« mĂ«son ai zanatin, edhe pĂ«r disa vjet ke me ec edhe ti me GLE si ai.
— MirĂ«, o bab.
Shkojnë te parkingu i universitetit. Djali po kërkonte disa dokumente në makinë, ndërsa i ati sheh profesorin.
Afrohet dhe i thotë:
— Po ty tĂ« pashĂ« njĂ« ditĂ« me GLE. Ç’ështĂ« ky Golf 2?
Profesori përgjigjet:
— Ehh
 s’ështĂ« i imi. ËshtĂ« i grus. M’u prish makina dhe ma dha kĂ«tĂ« pĂ«r dy ditĂ«, edhe pse me shumĂ« poter e shamat.
Në atë moment del djali nga makina:
— Ç’po ban, o bab?
I ati i përgjigjet:
— Prit pak, bir
 po tĂ« gjej profesionin e ri.
— Po çfarĂ« punon gruaja?
Profesori, pak në siklet:
— Eee
 ka punu sekretare nĂ« BashkinĂ« KukĂ«s nĂ« kohĂ«n e Safet Gjicit.
Djali perfundoi marangoz.


r/albania 1d ago

Music Kryevepra e Ludwig Goransson ft. Vendim Kapaj đŸ«Ą

17 Upvotes

r/albania 1d ago

Flamingo Revolution đŸŠ© Themelimi i agjencise per rikthimin e pasurive te fituara ne menyre te paligjshme

37 Upvotes

Duhet marr shembull nga Hungaria dhe nder gjerat e para qe duhet te bejme pasi qeveria te rrezohet eshte themelimi i nje agjencie qe te punoje per rikthimin e pasurive kombetare te shitura ne menyre korruptive si edhe rikthimin e pasurive te fituara ne menyre te paligjshme nga oligarke dhe analfabete ne kurriz te popullit.

Paralelisht SPAK duhet ta kryeje funksionin per te cilin eshte krijuar dhe ti fuse ne burg te gjithe ata qe e kthejne pasurine e fituar ne menyre te paligjshme dhe ne kurriz te qytetareve.


r/albania 1d ago

Flamingo Revolution đŸŠ© Xhaxhi bipolar ndrron prapĂ« qĂ«ndrimin pĂ«r protestuesit

Post image
57 Upvotes

A mund të shtojmë te kërkesat kryerjen e një kontrolli psikiatrik për ish KM?


r/albania 1d ago

Discussion Edhe sa mund te rezistoje ekonomia jone nga nje kolaps total sipas eksperteve?

33 Upvotes

Duke pare gjendjen e euros , deklaratat e shtetit tone , kryeministrit , guvernatorit te bankes qendrore , ministrit te financave qe thote se pritet nje bum i ri ndertimesh ne bregdet , sa kohe i jepni nje kolapsi total , sepse ne nje krize jemi , thjeshte spo e pranojme.